09/03/2010
SHKUP, Maqedoni -- Kryeministri belg Iv Lëtermë vizitoi Shkupin të hënën (8 mars) për të përsëritur se vendi i tij nuk do t'u japë azil politik maqedonasve që përmendin arsye ekonomike. Bisedimet e tij me homologun maqedonas Nikola Gruevski pasuan njoftimet e një vale azil kërkuesish shqiptarë etnikë, pasi u hoqën kërkesat për vizat e BE për Maqedoninë. Të dy udhëheqësit u zotuan që të bashkëpunojnë nga afër mbi këtë çështje. Ata diskutuan gjithashtu mbi kërkesën e Maqedonisë për në BE. Lëtermë, vendi i të cilit merr presidencën me rotacion të BE në korrik, përsëriti mbështetjen e Belgjikës për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor. (MIA, MRT, Alsat, A1 - 08/03/10)