09/03/2010
BEOGRAD, Serbi -- Presidenti Boris Tadiç, që drejton Partinë Demokratike (DS) u takua të hënën (8 mars) me Ishtvan Pastor, udhëheqës i Bashkimit të Hungarezëve të Vojvodinës (SVM) për të diskutuar mbi partneritetin strategjik ndërmjet dy partive të tyre lidhur me kërkesën e Serbisë për intregrimin në BE. Ata ranë dakort të zgjidhin çdo problem të ardhshëm nëpërmjet dialogut. Marrëdhëniet midis të dy grupeve u tendosën pasi SVM, pjesë e koalicionit në pushtet, nuk pranoi të mbështesë projekt-buxhetin gjatë një votimi nga parlamenti në dhjetor. (Tanjug, Politika, Blic - 08/03/10)