08/03/2010
SOFJE, Bullgari -- Kryeministri Bojko Borisov kritikoi të hënën (8 mars) Presidentin George Parvanov për sjelljen e tij në një mosmarrëveshje të fundit me Ministrin e Financave Simeon Xhankov. "Ajo që Parvanov bëri ishte një veprim i një njeriu me mendje të vogël. Në fakt ai po kërkonte një pretekst për të sulmuar qeverinë," i tha Borisov Standart. Mosmarrëveshja filloi më 1 mars. Kur u pyet nga TV vendas nëse është e vërtetë se Parvanov është një miliarder i ri, Xhankov u përgjigj "nuk është i ri". Ditën tjetër, zyra e Parvanov lëshoi një deklaratë duke e akuzuar ministrin për shpifje. Xhankov thotë se përgjigjia e tij u keqinterpretua. Të premten, të dy ata u takuan për të sqaruar gjendjen, por në vend të kësaj, kjo i përkeqësoi punët. Parvanov botoi një transkriptim të bisedës, për të cilën partia GERB e Borisov dhe parlamenti thonë se shkeli ligjin. Askush, vunë në dukje kritikët, nuk mund të rregjistrojë një bisedë dhe t'a botojë atë pa pëlqimin e të dyja palëve. (Standart - 08/03/10; Capital, Darik - 07/03/10)