08/03/2010
NIKOZIA, Qipro -- Udhëheqësi qipriot turk Mehmet Ali Talat filloi fushatën presidenciale të tij të shtunën (6 mars) në pjesën veriore të ishullit të ndarë. Votimi është caktuar për më 18 prill. Kundërshtari kryesor i Talat është nacionalisti Dervish Eroglu, i cili ka një kryesim të lehtë në sondazhet më të fundit. (AP, Hurriyet - 07/03/10)