05/03/2010
SOFJE, Bullgari -- Ministria e Energjisë dhe e Turizmit njoftoi të enjten (4 mars) se Bullgaria do të bashkohet me tubacionin e gazit natyror Turqi-Greqi-Itali, pjesë e korridorit jugor të energjisë të BE. Ministri Trajço Trajkov nënshkroi një kontratë në Selanik të premten, duke krijuar ndërmarrjen e përbashkët që do të ndërtojë një lidhje me pjesën e Greqisë të tubacionit. Bulgarian Energy Holding do të ketë një pjesë prej 50% në ndërmarrje, ndërsa pjesa tjetër do të mbahet nga IGI Poseidon, në zotërim të ndërmarrjeve greke dhe italiane. Projekti është parashikuar që të vihet në funksionim deri më 2013 dhe do të zvogëlojë varësinë e Bullgarisë nga furnizimet ruse. (Focus - 05/03/10; 24 Chasa, Darik - 04/03/10)