01/03/2010
TIRANE, Shqipëri -- Ushtria nga sa thuhet po punon për të shkatërruar deri më 2013 të gjithë municionin e vjetër të trashëguar nga rregjimi komunist. Rreth 184,000 tonë municion sovjeto-kinez do të shkatërrohet në një përpjekje për të zvogëluar rrezikun e mundshëm që përbëjnë stoqet ndaj atyre që banojnë në zonat pranë anembanë Shqipërisë, njoftoi media vendase të shtunën (27 shkurt). Shqipëria importoi sasi masive municioni për t'u mbrojtur gjatë rregjimit të Enver Hoxhës, ndonëse arsenali nuk u përdor kurrë. Rreth 90,000 tonë janë pastruar që kur ushtria nisi eleminimin në fillim të viteve 1990. (Deutsche Welle, Telegrafi - 27/02/10)