22/02/2010
MOSKE, Rusi -- Ministri rus i Energjisë Sergei Shmatko pas një udhëtimi në Sofje për bisedime me homologun e tij bullgar Trajço Trajkov tha të shtunën ( 20 shkurt) se Bullgaria dhe Rusia kanë rënë dakord që të fillojnë këtë vjeshtë ndërtimin e një centrali bërthamor në qytetin bullgar Belene. Shmatko shtoi se ishin diskutuar një sërë hollësish, veçanërisht gatishmëria e Rusisë për të ofruar ndihmë financiare derisa të gjendet një investitor strategjik. Rusia do të financojë ndërtimin e centralit nëpërmjet një ndërmarrje projekti ngritur për këtë qëllim dhe është e gatshme që të investojë 1.9 miliardë euro për një periudhë prej dy vjetësh. Përpjekjet për të ndërtuar centralin janë zvarritur një numër herësh. (ITAR-TASS, Standart, Darik - 20/02/10)