19/02/2010
MOSKE, Rusi -- Qeveria po i kërkon Bullgarisë që të sigurojë më shumë hollësi rreth planeve për të vendosur elementë të mburojës mbrojtëse me raketa të SHBA-së në territorin e saj. Kryeministri bullgar Bojko Borisov tha javën e kaluar se Sofja dhe Uashingtoni do të fillojnë bisedimet paraprake mbi çështjen. Zëvendës/Ministri i Jashtëm rus Vladimir Titov u takua të enjten (18 shkurt) me Ambasadorin bullgar në Moskë Plamen Grozhdanov, duke i thënë atij se Moska po dërgon një pyetësor zyrtar rreth qëllimit dhe thelbit të bisedimeve. Çështja u ngrit pasi fqinja e Bullgarisë, Rumania, vendosi më parë këtë muaj që të strehojë elementë të sistemit të SHBA që do të bëhet funksional deri më 2015. (Dnevnik, Trud, Focus news agency, ITAR-TASS, BBC - 18/02/10)