17/02/2010
SOFJE, Bullgari -- Ministri i Energjisë Trajço Traikov tha të martën (16 shkiurt) se Sofja mund të kërkojë të rrisë pagesat e tranzitit për gazin rus që kalon nëpër territorin e saj në rrugën për vendet e tjera të Ballkanit. Traikov nuk dha shifra të sakta, por vuri në dukje se tarifa të ngjashme që kërkohen nga vendet e tjera janë dyfishi i shumës që mbledh Bullgaria. Deklarimi erdhi pas një vizite të papritur të CEO të Gazprom Aleksei Miller. Ndërsa ishte në Sofje, Miller u takua me Presidentin Georgi Parvanov dhe Kryeministrin Bojko Borisov. Diskutimet u përqëndruan në tubacionin e Rrjedhës Jugore dhe kontratat e furnizimit me gaz që do të zëvendësojnë ato që skadojnë këtë vit. (AP, bTV, BNR, Novinar - 16/02/10)