09/02/2010
BUKURESHT, Rumani -- Dëbora e madhe dhe erërat e forta goditën Bullgarinë dhe Rumaninë të hënën (8 shkurt) duke shkaktuar vështirësi transporti në të dy vendet. Në Bullgari gjendja është më e keqe në juglindje ku është shpallur një gjendje emergjence. Energjia elektrike mungon në gati 150 fshatra. Dëbora në verilindje shkon deri në 1.5 deri 2 metra.
Bukureshti po përpiqet t'ja dalë gjithashtu. Udhëtimi në rrugë tani është ndaluar, pas dhjetra aksidentesh në një ditë në kryeqytet. Në Turqi, shirat e fortë goditën Thrakën dhe bregun e Detit Egje. Shumë rrugë janë mbyllur dhe një person vdiq pasi u godit nga rrufeja. (Dnevnik, AFP, CNN Turk - 08/02/10)