08/02/2010
BUKURESHT, Rumani -- Stuhi të egra dëbore kanë bllokuar dhjetra rrugë dhe kanë lënë rreth 20 qyteza dhe fshatra pa energji elektrike në jug dhe juglindje, njoftoi të dielën (7 shkurt) Ministria e Brendshme. Në Bukuresht, një alarm i kodit portokalli është në fuqi deri të hënën natën. Shkollat janë mbyllur dhe shumë rrugë janë të pakalueshme. Pjesë të autostradës që lidh Bukureshtin me Konstancën janë mbyllur dhe shërbimi hekurudhor është prekur gjithashtu. (Mediafax, Evenimentul Zilei, Romania Libera - 08/02/10; Realitatea, AFP - 07/02/10)