08/02/2010
TIRANE, Shqipëri -- Çdo pakësim i mëtejshëm i trupave të NATO-s në Kosovë do të vendoset në bashkëpunim me autoritetet në Prishtinë, tha të dielën (7 shkurt) Ministri shqiptar i Mbrojtjes Arben Imami. "Kosova është zhvilluar në një vend të qëndrueshëm ... duke treguar pjekuri politike," tha Imami në Tiranë, pas ndjekjes së një takimi të ministrave të mbrojtjes të NATO-s në Stamboll. Ai shtoi se numri i trupave të KFOR do të pasqyrojë gjendjet e sigurisë së tanishme. NATO kohët e fundit zvogëloi praninë e trupave të saj në 10,000. Njoftimet e medias parashikojnë se ato do të pakësohen në 4,000 deri në vitin e ardhshëm. (Radio Free Europe, Lajmifundit, Ora News, Shekulli - 07/02/10)