08/02/2010
BUKURESHT, Rumani -- Gjykata Kushtetuese ka lëshuar një vendim në një çështje të kundërshtuar të ndryshimeve në legjislacionin zgjedhor. Vendimi e detyron parlamentin që të bëjë ndryshimet e nevojshme deri më 2012, në kohë për zgjedhjet e përgjithshme të ardhshme të rregullta, njoftoi media vendase të hënën (8 shkurt). Sistemi i tanishëm sugjeron një votim pothuajse mazhoritar, që në efekt është dobësuar nga një prag zgjedhor mbarë-kombëtar prej 5%, së bashku me një kërkesë për të tërhequr 50% të votave në zonat zgjedhore për një vend në një raund të vetëm. Sipas sistemit të tanishëm, vendet e mbetura bosh u rishpërndahen partive mbi pragun nëpërmjet një shpërndarjeje proporcionale. Kjo ka shpënë në raste ekstreme të tilla si zgjedhja e ligjvënësve vetëm me disa qindra vota dhe që kanë qenë të tretët apo të katërtët në votim. Gjykata Kushtetuese këmbëngul në heqjen e dy kushteve, pragut prej 5% dhe rishpërndarjes së vendeve bosh nëpërmjet një rregulli proporcional. Presidenti Trajan Bashesku i Partisë Liberale Demokratike mbështet me forcë ndryshimet. (Evenimentul Zilei, Ziare - 08/02/10)