08/02/2010
BEOGRAD, Serbi -- Partia Progresive e Serbisë (SNS) e opozitës ka mbledhur deri tani 300,000 nënshkrime në mbështetje të zgjedhjeve të parakohëshme, tha të dielën (7 shkurt) përfaqësuesi i SNS Nikola Selakoviç. Ai pret të të mblidhen më shumë se një milionë nënshkrimet e duhura. "Qeveria nuk do zgjedhje të parakohëshme sepse është e ndërgjegjëshme se popullariteti i saj ka rënë, por nëse kanë ndonjë përgjegjshmëri politike, partitë në pushtet nuk do të jenë në gjendje që të shpërfillin kërkesën," tha Selakoviç. Udhëheqësi i SNS Tomisllav Nikoliç tha se partia e tij do të kërkojë një votim të parakohshëm për të marrë përfaqësimin parlamentar që meriton. (B92, Tanjug, RTS - 07/02/10)