08/02/2010
PRISHTINE, Kosovë -- Anëtarja e Parlamentit Europian (PE) Doris Pak thotë se Kosovës i duhen 12 deri në 18 muaj që të përmbushë kriteret e vëna nga BE përpara se të mund të përfitojë nga liberalizimi i vizave. "Kjo varet nga politika. Nëse autoritetet e Kosovës punojnë më shpejt, proceset mund të lëvizin më shpejt gjithashtu," tha Pak, e cituar nga transmetuesi publik RTK të dielën (7 shkurt). Ajo tha se përparimi i përgjithshëm ka qenë jo i njëtrajtshëm. Ajo vuri në dukje se shumë serbë morën pjesë në zgjedhjet bashkiake të nëntorit, duke e përshkruar përfshirjen e tyre si kryesore për procesin. (Info Press, Epoka e Re - 08/02/10; RTK, Telegrafi - 07/02/10)