08/02/2010
ATHINE, Greqi -- Ministri i Financave Jorgo Papakonstandinu thotë se qeveria do të paraqesë një projekt-ligj këtë javë që ka për qëllim ristrukturimin e sektorit publik dhe kufizimin e krizës së buxhetit. Në një intervistë me Ethnos të dielën (7 shkurt), Papakonstandinu tha se "ka një humbje parash gjithkund," në sektorin publik, duke shtuar se legjislacioni synon gjithashtu evazionin e taksave, një problem tjetër i rëndë në Greqi. Përjashtimet dhe lehtësimet e tjera për disa kategori të takasapaguesve do të marrin fund, shtoi Papakonstandinu. (AFP, Ethnos - 07/02/10)