07/02/2010
ZAGREB, Kroaci -- Shefi i Shtabit të Ushtrisë Slavko Bariç tha të premten (5 shkurt) se gati gjysma e trupave të vendit janë dërguar në një pushim të zgjatur të papaguar për shkak të kufizimeve buxhetore kombëtare. Duke folur në kanalin televiziv lokal HTV, Bariç shtoi se pushimet e të gjitha brigadave që nuk janë funksionale do të zgjasin deri në pranverë. Ushtria ka 16,000 trupa, 7,000 prej të cilëve janë pa detyra operacionale. (DPA, Bild - 05/02/10)