07/02/2010
SARAJEVË, Bosnje-Herzegovinë (BiH) -- Gjykata e BiH dënoi të premten (5 shkurt) të pandehurit, Predrag Bastah dhe Goran Vishkoviç për krime kundër njerëzimit, duke i dënuar ata me 22 dhe 18 vjet burg respektivisht. Sipas padisë, Bastah, i cili ishte një rezervist i policisë në një stacion të sigurisë publike në Vlasenica, dhe Vishkoviç, i cili ishte një anëtar i ushtrisë së Republikës Serbe, kanë qenë të përfshirë në “burgimet e paligjshme" dhe vrasjen e tre civilëve në Vlasenica, midis prillit dhe shtatorit të vitit 1992. Vishkoviç u gjet gjithashtu fajtor për përdhunimin e tre grave. (Beta, B92 - 06/02/10; Oslobodjenie, RTVFBiH, Nezavisne Novine - 05/02/10)