05/02/2010
TIRANE, Shqipëri -- Parlamenti miratoi të enjten (4 shkurt) një shtyrje tjetër tre-vjeçare për varkat me motor për të ndihmuar në luftën kundër trafikut të paligjshem. Varkat turistike dhe motoçikletat e ujit do të përjashtohen nga ndalimi, por do të jenë gjithashtu subjekt i një sërë rregullash. Katër vitet e para të ndalimit kanë zvogëluar sasinë e drogës së paligjshme që kalon Adriatikun për në Italinë fqinjë, ashtu si edhe trafikun njerëzor. Ndalimi është kritikuar vazhdimisht nga opozita për dëmtimin e peshkimit vendas dhe të turizmit. (Ora News, Top News, News 24 - 04/02/10)