02/02/2010
TIRANE, Shqipëri -- Partia Demokratike (PD) në pushtet do të kërkojë një referendum mbi një ligj që ka për qëllim heqjen e ish-komunistëve nga institucionet shtetërorë. Lajmi pason hedhjen poshtë nga Gjykata Kushtetuese të një varianti fillestar të të ashtu-quajturit 'ligj i lustrimit'. Ligji është kritikuar jashtë Shqipërisë si nga Komiteti i Helsinkit, ashtu edhe nga Komisioni i Venecies, organi këshillimor i Këshillit të Europës për çështjet kushtetuese. Ligjvënësja e PD-së Mesila Doda njoftoi të hënën (1 shkurt) se një ligj i ri do të paraqitet së shpejti në parlament. Pas miratimit atje, tha ajo, ai do të vihet në një referendum publik dhe do të dërgohet në Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg për komente. (Alsat, VoA, Top Channel, Vizion +, Klan, Lajmifundit - 01/02/10)