01/02/2010
TIRANE, Shqipëri -- Përfaqësuesit e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës (PACE) do të ndihmojnë Presidentin Bamir Topi që të organizojë një tryezë të rrumbullakët të të gjitha partive për të zgjidhur bllokimin politik në vazhdim. Lajmin e njoftoi të dielën (31 janar) ish-zëvendës/presidenti i PACE dhe ish-përfaqësuesi i delegacionit shqiptar Aleksander Biberaj. Partia Socialiste (PS) e opozitës vazhdon të bojkotojë punën e parlamentit derisa të kryhet një hetim mbi zgjedhjet parlamentare të qershorit 2009, që ajo thotë se u dëmtuan nga shkeljet. (Shekulli, Top News, News 24 - 31/01/10)