01/02/2010
TIRANE, Shqipëri -- Ministri i Jashtëm Ilir Meta tha të dielën (31 janar) se përcaktimi i kufijve detarë me Greqinë është një përparësi për Shqipërinë. Javën e shkuar, Gjykata Kushtetuese në Tiranë vendosi se një marrëveshje mbi caktimin e kufirit shkel kushtetutën dhe duhet të ridiskutohet. Partia Socialiste (PS) e opozitës, i kërkoi gjykatës shqyrtimin. Meta vuri në dukje mbështetjen e Greqisë për procesin e integrimit të Shqipërisë në BE. (Lajmifundit, Shekulli, Balkan Web, Telegrafi - 31/01/10)