18/01/2010
SARAJEVE, Bosnjë dhe Hercegovinë (BiH) -- Serbia do të kundershtojë çdo referendum që mund të çojë në shpërbërjen e BiH, tha Presidenti serb Boris Tadiç në një intervistë me TV boshnjak OBN të dielën (17 janar), duke shtuar se ishte në lojë besueshmëria ndërkombëtare e Beogradit. Kryeministri Milorad Dodik ka kërcënuar të zhvillojë pikërisht një referendum të tillë për disa muaj. Por Tadiç tha se vendi i tij respekton Marrëveshjen e Paqes të Dejtonit të 1995, e cila deklaron se BiH është e përbërë nga dy njësi, RS dhe Federata e Bosnjë dhe Hercegovinës.
Ai tha gjithashtu se krimet e luftës nuk mund të harrohen dhe shprehu shpresë se parlamenti serb do të miratojë së shpejti një rezolutë që dënon krimet e luftës të kryera në Srebrenicë. (Beta, B92, RTS, Tanjug - 17/01/10)