03/01/2010
PRISHTINË, Kosovë - Kryeministri Hashim Thaçi i dërgoi të enjten (31 dhjetor) një mesazh ngushëllimi homologut të tij finlandez Matti Vanhanen, duke shprehur keqardhjen e tij të thellë për vrasjen e pesë personave nga një njeri me origjinë shqiptare nga Kosova më parë gjatë ditës. Qeveria "morri vesh me dhimbje të thellë lajmin për krimin e rëndë që është kryer nga një qytetar me origjinë nga Kosova," tha Thaçi, duke shtuar se "në këto momente të vështira, populli dhe institucionet e Republikës së Kosovës janë me ju për të ndarë këtë dhimbje të thellë. " Incidenti ndodhi në një qendër tregtare të enjten. I armatosuri, i identifikuar si Ibrahim Shkupolli, vrau katër kolegë të ish-të dashurës së tij para se të kthente armën e tij mbi vete. Më pas, policia gjeti trupin e të dashurës në shtëpinë e saj afër qendrës tregtare. (AP, AFP, BTA - 31/12/09)