24/12/2009
ATHINE, Greqi -- Duke votuar herët të enjten (24 dhjetor), parlamenti miratoi buxhetin e krizës të vendit për 2010. Votimi ishte 160 me 139, me një abstenim. Buxheti i 2010 parashikon pakësimin e deficitit nga 12.7% të PKB-së që është tani në 9.1% të PKB-së. Edhe në atë nivel, ai do të jetë tre herë më i lartë se pragu prej 3% që lejohet për anëtarët e zonës euro. Borxhet e përgjithshme të vendit kanë arritur në 300 miliardë euro apo 125% e PKB-së së tij. Më 2010 ato priten të ngjiten në 326 miliardë euro apo 133% e PKB-së. Me qëllim që të zbatohet buxheti, i përshkruar si më i ashpri në historinë e kohëve të fundit për vendin, qeveria planifikon të reformojë sistemin e taksave. Sindikatat kanë njoftuar tashmë plane për të nisur grevat në janar apo në shkurt kundër planeve të reformave. (RIA-Novosti, Dow Jones - 24/12/09; BBC, AP, Reuters, AFP - 23/12/09)