22/12/2009
TIRANE, Shqipëri -- Ministri i Jashtëm Ilir Meta i kërkoi të hënën (21 dhjetor) opozitës që të kontribuojë në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE, duke këmbëngulur se bojkoti parlamentar i tyre po pengon reformat. "Unë shpresoj se kjo është e përkohshme," shtoi ai, pasi mbështetja e opozitës është e domosdoshme në procesin e liberalizimit të vizave, në plotësimin e pyetësorit të BE dhe të gjitha proceset e tjerë që janë pjesë e integrimit në BE. Partia Socialiste e opozitës ka bojkotuar seancat e parlamentit që nga shtatori, duke kërkuar një hetim të zgjedhjeve të përgjithshme të qershorit. (Gazeta start, Balkan Web, Shekulli, Top News, Telegrafi - 21/12/09)