22/12/2009
BUKURESHT, Rumani -- Moti nën zero në Rumani ka marrë 11 jetë gjatë disa ditëve, njoftuan të hënën (21 dhjetor) autoritetet e shëndetësisë. Anembanë Ballkanit temperaturat gjatë natës ranë në -20 gradë celsius. Stuhitë dimërore dhe dëbora e madhe kanë paralizuar jetën në shumë zona. Në Serbi, dhjetra makina kanë mbetur në rrugë, ndërsa në Kroaci është ndërprerë trafiku hekurudhor. Moti i ftohtë shkaktoi prerje të korrentit në rreth 130 qytete dhe fshatra në Bullgari. (Mediafax, DPA - 21/12/09)