20/12/2009
BEOGRAD, Serbi -- Këshilli i Integrimit Europian vendosi të shtunën (19 dhjetor) që Serbia të paraqesi aplikimin e saj për në BE në fund të vitit. Seanca u kryesua nga kryeministri Mirko Cvetkoviç dhe u ndoq edhe nga Presidenti Boris Tadiç. Duke folur për gazetarët pas takimit, Cvetkoviç tha se Beogradi do të presë për Suedinë, mbajtësen e presidencës së rradhës të BE-së, për të përcaktuar se kur një kërkesë zyrtare mund të paraqitet zyrtarisht. (FoNet, Beta, Tanjug, B92, AFP, Reuters, RTS - 19/12/09)