07/12/2009
BRUKSEL, Belgjikë -- Ministrat e jashtëm të BE nisën takimin të hënën (7 dhjetor) për të diskutuar Këshillin e ardhshëm Evropian dhe zgjerimin përfundimtar të bllokut 27-vendesh. Serbia shpreson të shbllokojë marrëveshjen e saj të përkohëshme të tregtisë me BE, pas një raporti pozitiv nga kryeprokuri i gjykatës së krimeve të luftës të Hagës, Serge Bramertz. Vendimi i BE varet nga Hollanda e cila i është kundërvënë integrimit të mëtejshëm të Beogradit po qe se ai nuk provon bashkëpunim të plotë për krimet e luftës. Ministrat e jashtëm të BE do të diskutojnë gjithashtu rekomandimet e KE për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit me Maqedoninë dhe do të diskutojnë ofertën e Turqisë për në BE. Mbi Kosovën, ata pritet t'i kërkjojnë Prishtinës të rritë bashkëpunimin me EULEX dhe të mbështesë përpjekjet e misionit lidhur me rendin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. (Koha Ditore, Telegrafi, Koha Net - 07/12/09; B92, RTS, A1 - 06/12/09)