06/12/2009
ZAGREB, Kroaci -- Prokurorët lajmëruan të premten (4 dhjetor) akuzat kundër dhjetë oficerëve ushtarak -- duke përfshirë katër gjeneralë me ish-Ushtrinë Kombëtare Jugosllave (JNA) -- në lidhje me konfliktin serb-kroat të viteve 1991-1995. Të dhjetë janë të akuzuar për krime lufte dhe shkatërrim të monumenteve kulturore dhe historike në Dubrovnik. Të katër ish-gjeneralët janë Jevrem Kokic, Milan Ruzinovski, Pavle Strugar dhe Branko Stanovic. Strugar ka përfunduar tashmë një dënim me burg në Hagë për përfshirjen në bombardimin e Dubrovnik. (AFP, HRT - 04/12/09)