Mobile | RSS | News Feeds | Facebook | Flickr | Twitter |

Ban i OKB nxjerr raportin mbi Qipron

03/12/2009

NJU JORK, Shtetet e Bashkuara -- Sekretari i përgjithshëm i OKB Ban Ki-mun thoshte në një raport të mërkurën (2 dhjetor) se bisedimet e drejtpërdrejta në Nikosia për të ribashkuar Qipron po bëjnë përparim por nuk kanë hyrë ende në fazën më të vështirë. Dokumenti theksonte se ndërsa të dy palët po marrin pjesë në mënyrë konstruktive në dialog, janë ende disa çështje të mbrehta që duhen trajtuar dhe ku do të dalin dallime. Ban inkurajoi krerët e komuniteteve grek qipriot dhe turk qipriot të demonstrojnë realizëm duke vënë në dukje se procesi negociues kërkon qasje vendimtare dhe të durueshme. Ai u kërkoi gjithashtu anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të OKB të miratojnë një shtyrje të misionit paqeruajtës të OKB me gjashtë muaj të tjerë, deri në qershor. (UN News Centre, BTA - 02/12/09)

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes