Mobile | RSS | News Feeds | Facebook | Flickr | Twitter |

Maqedonia thotë se nuk ka ndryshim nga Greqia lidhur me kërkesën për në BE

02/12/2009

ATHINE, Greqi -- Media maqedonase njoftoi të martën (1 dhjetor) se Kryeministri Jorgo Papandreu dhe Ministri i Jashtëm zëvendësues Dimitris Drutsas i kanë thënë Ministrit të Jashtëm maqedonas Antonio Milososki se qëndrimi i vendit të tyre lidhur me përpjekjet e Shkupit për të marrë një datë për nisjen e bisedimeve të pranimit në BE nuk ka ndryshuar. Të tre zyrtarët zhvilluan bisedime në periferi të një konference ministrore të OSBE në Athinë. Milososki u kërkoi zyrtarëve grekë që të ndryshojnë mendje dhe të tregojnë një metodë realiste lidhur me kërkesën e Maqedonisë për në BE. Ai tha se duke bërë kështu do të ketë një ndikim pozitiv në përpjekjet për të zgjidhur mosmarrëveshjen e gjatë të emrit midis të dy vendeve. Gjatë bisedimeve, Milosoki ofroi dy nisma që kanë për qëllim përmirësimin e marrëdhënieve të ndërsjellta. E para ka të bëjë me transformimin e zyrës greke të ndërlidhjes në Shkup në ambasadë, ndërsa e dyta ka të bëjë me nënshkrimin e një marrëveshjeje mbi shmangien e taksimit të dyfishtë. Greqia thotë se do t'i shqyrtojë propozimet. (MIA, A1, Makfax - 01/12/09)

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes