Mobile | RSS | News Feeds | Facebook | Flickr | Twitter |

Gruevski i Maqedonisë do të takojë Barrozo të KE

01/12/2009

SHKUP, Maqedoni -- Kryeministri Nikola Gruevski do të takohet me Presidentin e Komisionit Europian (KE) Hoze Manuel Barrozo të mërkurën (2 dhjetor) i thanë të hënën agjensisë së lajmeve Makfax burimet nga qeveria. Takimi pason bisedimet e së premtes midis Gruevskit dhe homologut të tij grek Jorgo Papandreu në rajonin e Liqenit të Prespës në Greqinë veriperëndimore, në periferi të një takimi rajonal mjedisor. Të dy zyrtarët diskutuan mbi mosmarrëveshjen e gjatë të emrit midis të dy vendeve. Zyrtarët maqedonas po nxisin aktivisht para takimit të nivelit të lartë të BE të këtij muaji për të marrë një datë për nisjen e bisedimeve të pranimit. Ministri i Jashtëm maqedonas Antonio Milososki dhe Ministri i Jashtëm zëvendësues grek Dimitris Drutsas do të takohen në periferi të Këshillit të Ministrave të OSBE që po zhvillohet në Athinë. (Makfax, A1, Sitel, Radio Free Europe - 30/11/09)

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes