Mobile | RSS | News Feeds | Facebook | Flickr | Twitter |

Britania konfirmon rivendosjen e trupave në Qipro

01/12/2009

NIKOZIA, Qipro -- Komanda e bazave britanike në Qipro lëshoi një deklaratë të shkruar të hënën (30 nëntor) duke konfirmuar njoftimet e medias se personeli po zhvendoset nga një prej dy bazave të saj në ishull, por mohoi çdo "pakësim" të forcave. Sipas deklaratës, baza në Dekelia po boshatiset vetëm për rinovime. Personeli që është zhvendosur në Akrotiri do të kthehet në Dekelia pasi të ketë përfunduar puna. Komanda shton se 80 trupa britanike do të kthehen në atdhe pasi së bashku me një grup prej 62 inxhinierësh vendas ishin pjesëtarë të një njësie që është shpërbërë. Stacioni shtetëror i Transmetimit i Qipros njoftoi të dielën se disa qindra trupa të bazës Dekelia në Larnaka ishin kthyer në Mbretërinë e Bashkuar, ndërsa një numër më i vogël ishin zhvendosur në bazën në Akrotiri. (Xinhua, Famagusta Gazette - 30/11/09)

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes