30/11/2009
ZAGREB, Kroaci -- Kryeministrja Jadranka Kosor njoftoi të shtunën (28 nëntor) se 273 milionë euro nga buxheti i 2010 do të caktohen për veprimtaritë dhe projektet lidhur me anëtarësimin në BE. Shumica do të shkojnë për rregullimet në sektorin e bujqësisë. Kroacia do të shpenzojë gjithashtu para për të sjellë sigurinë e kufijve në përputhje me kriteret e Shengenit si dhe për reformën gjyqësore. Kroacia shpreson të mbyllë bisedimet e pranimit të saj me BE deri nga mesi i 2010. (AFP, Poslovni, HINA - 28/11/09)