Mobile | RSS | News Feeds | Facebook | Flickr | Twitter |

Samaras fiton postin drejtues të ND të Greqisë

30/11/2009

ATHINE, Greqi -- Anëtarët e opozitës së Demokracisë së Re (ND) zgjodhën të dielën (29 nëntor) ish-Ministrin e Financave Antonis Samaras si udhëheqësin e tyre. Sipas rezultateve të pjesshme të hënën, Samaras mori 47% të votave, i ndjekur nga ish-Ministrja e Jashtme Dora Bakojanis me 41%. Prefekti i Selanikut Panajotis Psomiadis ishte i treti me 10.7%. ND drejtoi qeverinë e mëparshme, por humbi në zgjedhjet e parakohshme të tetorit ndaj partisë së qendrës së majtë PASOK. Më pas, ish-Kryeministri Kostas Karamanlis dha dorëheqjen si udhëheqës i ND.

Në lajme të tjera, piratët somalezë kapën supertanmkerin me pronësi greke Maran Centaurus pranë brigjeve të Sejshelleve të dielën. Ministria greke e mbrojtjes thotë se një fregatë e marinës greke po ndjek tani anijen që besohet të jetë një nga më të mëdhatë kapur nga piratët deri më tani. (Kathimerini, ANA-MPA, DPA, AP, BBC - 30/11/09)

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes