30/11/2009
HAGE, Hollandë -- Ish-kreu serb boshnjak Radovan Karaxhiç tha në një mocion të hënën (30 nëntor) se gjykata e e OKB për krimet e luftës nuk ka "vlefshmërinë dhe ligjshmërinë ligjore". Karaxhiç, i cili është akuzuar me 11 akuza për krime të luftës të kryera gjatë konfliktit të 1992-1995 në Bosnjë, bojkotoi nisjen e gjyqit muajin e kaluar, duke detyruar gjykatësit që të caktojnë një avokat për të kundër dëshirës së tij dhe të shtyjnë gjyqin deri në mars 2010, për t'i dhënë kohë avokatit që të përgatitet. "Pavarësisht nga cili mund të jetë vendimi i Dhomës së Gjykatës në përgjigje të këtij mocioni, Radovan Karaxhiç beson se është detyrimi moral i tij ... që të sfidojë vlefshmërinë ligjore dhe ligjshmërinë e kësaj gjykate," thoshte Karxhiç në dokumentin tetë faqesh. (Reuters, AP - 30/11/09)