30/11/2009
SHKUP, Maqedoni -- Media vendase njoftoi të dielën (29 nëntor) se Kryeministri Nikola Gruevski u ka kërkuar udhëheqësve të BE që të mbështesin rekomandimet e Komisionit Europian (KE) për të nisur bisedimet e pranimit me Maqedoninë. Në një letër drejtuar udhëheqësve të BE përpara takimit të nivelit të lartë të tyre të dhjetorit, ai theksoi se mundësimi i çdo vendi kandidat për të përparuar mbështetur në arritjet e tij është një hap që inkurajon reformat e brendshme dhe motivon vendet e tjerë të Ballkanit Perëndimor. Sa për mosmarrëveshjen e gjatë të emrit me Greqinë fqinjë, Gruevski ripohoi se Maqedonia do të vazhdojë pjesëmarrjen në bisedimet e ndërmjetësuara nga OKB.
Ndërkohë, presidenti i vendit Gjorge Ivanov i dërgoi një letër kreut të NATO-s Anders Fogh Rasmunsen duke përsëritur vendosmërinë e fortë të Maqedonisë për të përmbushur synimet strategjike të saj, posatçërisht anëtarësimin në NATO dhe BE. (MIA, Sitel, Makfax - 29/11/09)