29/11/2009
ZAGREB, Kroaci -- Partia kryesore opozitare Social Demokratike (SDP) lajmëroi të premten (27 nëntor) planet që do të kërkojë dorëheqjen e ministrit të transportit Bozidar Kalmeta, duke e akuzuar atë për korrupsion lidhur me Autostradat Kroate (HAC), operatori kryesor i autostradave. Ata thanë se ai duhet të marri përgjegjësinë politike edhe për kompanitë e tjera nën kontroll të ministrisë së transporteve si Hekurudhat Kroate dhe Posta Kroate. Të enjten, policia arrestoi pesë zyrtarë të HAC, duke përfshirë ish-presidentin dhe një anëtar të bordit drejtues, të dyshuar se kanë negociuar kontrata që kanë rezultuar në humbje të mëdha për kompaninë shtetërore. Kryeministrja Jadranka Kosor e mbroi Kalmeta mbas arrestimeve, duke insistuar se ai nuk ishte në dijeni të shkeljeve në HAC. (Index, HINA, Nacional - 27/11/09)