29/11/2009
TIRANË, Shqipëri -- Vendi festoi përvjetorin e 97 të pavarësisë së saj të shtunën (28 nëntor), me më shumë ceremoni të organizuara në Tiranë dhe në qytetin bregdetar të Vlorës, ku flamuri kombëtar u ngrit për herë të parë në vitin 1912. Në fjalimin e tij zyrtar për kombin, presidenti Bamir Topi tha se 97 vite mbas, Shqipëria është një vend “me identitet të qartë”, dhe “një anëtar i NATO-s” që po ashtu do të bëhet së shpejti një anëtar i BE-së. (Makfax, MIA - 28/11/09)