27/11/2009
ZAGREB, Kroaci -- Policia arrestoi disa ish-zyrtarë dhe zyrtarë të tanishëm të ndërmarrjes së autostradës në pronësi shtetërore HAC të enjten (26 nëntor). Mes pesë të ndaluarve janë Jurica Përskalo, CEO i shkarkuar së fundmi i ndërmarrjes dhe Mario Lovrinçeviç, ish-anëtar i bordit administrativ. Njoftimet e medias sugjerojnë se të pesë dyshohen për pjesëmarrje në një skemë që shkaktoi 3 milionë euro humbje për buxhetin shtetëror. Autoritetet njoftohet se paguan mjaft më tepër për lyerjen e dy tuneleve në një autostradë kryesore që lidh Zagrebin me Splitin. (HINA, HRT, Vecernji List, Jutarnji List, Index, AFP - 26/11/09)