27/11/2009
BRUKSEL, Belgjikë -- Kroacia pritet të mbyllë tre kapituj të tjerë të bisedimeve me BE të premten (27 nëntor), për një numër të përgjithshëm prej 15 nga 33. Kapitujt -- shërbimet financiare, energjia dhe mbrojtja e konsumatorit dhe shëndetit -- do të mbyllen në një konferencë ndër-qeveritare, e dyta këtë vit. Në të mëparshmen, më 2 tetor, vendi arriti të mbyllë pesë kapituj dhe të hapë gjashtë të tjerë. Autoritetet shpresojnë të përfundojnë bisedimet e pranimit deri në mes të 2010, duke hapur rrugën për hyrjen në BE më 2012. (HRT, Javno - 26/11/09)