27/11/2009
PODGORICE, Mali i Zi -- Qeveria miratoi projekt-përgjigjet për pyetësorin e Komisionit Europian (KE) të enjten (26 nëntor). Kryeministri Milo Gjukanoviç ka të ngjarë t'ia dorëzojë variantin përfundimtar Brukselit në fillim të muajit të ardhshëm. Mbështetur në përgjigjet e Podgoricës ndaj më shumë se 2,100 pyetjeve, BE do të vlerësojë gatishmërinë e saj për anëtarësimin. Mali i Zi shpreson të marrë statusin e kandidatit vitin e ardhshëm dhe të fillojë bisedimet për pranimin më 2011. (Tanjug, Mina, RTCG - 26/11/09)