26/11/2009
SHKUP, Maqedoni -- Policia njoftoi të mërkurën (25 nëntor) se ka kapur 44 kg heroinë të cilësisë së lartë që dyshohet se ishte e destinuar për tregun italian. Heroina ka vlerë 2 milionë euro. Policia thotë se e gjeti atë të martën natën në një kamion që udhëtonte nga Turqia nëpërmjet Greqisë. U arrestuan tetë shtetas maqedonas. U konfiskuan gjithashtu armë dhe municione. (Makfax, A1, MIA - 25/11/09)