26/11/2009
PRISHTINE, Kosovë -- Misioni i OSBE në Kosovë thotë se sistemi gjyqësor ka dështuar të trajtojë rastet e dhunës shtëpiake. Kjo "nuk është vetëm një çështje private, diçka që mbetet brenda familjes dhe askush nuk guxon të flasë për të. Eshtë një çështje e shqetësimit publik. Duhet të flasim për të dhe t'a luftojmë këtë krim serioz," tha të mërkurën (25 nëntor) Zëvendës/Kryetari i Misionit të OSBE në Kosovë, Maku Laamanen në një konferencë që shënonte Ditën Ndërkombëtare për Eleminimin e Dhunës kundër Grave. Ai vuri në dukje se shumica e viktimave të dhunës në familje janë gra dhe fëmijë. (Express, Kosova Sot, Lajm, Koha Ditore - 25/11/09)