26/11/2009
UASHINGTON, Shtetet e Bashkuara -- Përfaqësuesi i Lartë në Bosnjë dhe Herzegovinë (BiH) Valentin Inzko informoi të mërkurën (25 nëntor) Zëvendës/Sekretarin e Shtetit të të SHBA Xhejms Shtainberg mbi gjendjen në BiH duke thënë se ajo është shqetësuese. Në një takim në Uashington pas paraqitjes së një raporti mbi përparimin e fundit të BiH në selinë e OKB në Nju Jork, Inzko shprehu mbështetje për nismën SHBA-BE për të sjellë udhëheqësit politikë boshnjakë në tryezën e bisedimeve, me qëllim që të diskutojnë reformat. Ndryshimet kushtetuese janë parakushti kryesor për një shtet funksional dhe për institucione të forta shtetërore që do të bëjnë të mundur për vendin të bashkohet me BE dhe NATO, tha Inzko. (RTRS, Srna, Dnevni Avaz, Sarajevo-x.com - 25/11/09)