26/11/2009
ANKARA, Turqi -- Gjykata më e lartë administrative e vendit, Këshilli i Shtetit kundërshtoi të mërkurën (25 nëntor) një vendim të mbështetur nga qeveria që do të lejonte imamët, studentët që diplomohen nga shkollat e mesme fetare, që të shkojnë në universitet. Shoqata e Juristëve e Stambollit e kundërshtoi masën, pasi ajo u miratua nga Bordi i Lartrë i Arsimit në korrik. Vendimi i gjykatës i së mërkurës citoi shqetësimet se praktika mund të sjellë pasoja të pakthyeshme për sistemin arsimor turk. (AFP, Anadolu news agency - 25/11/09)