26/11/2009
BRUKSEL, Belgjikë -- Bullgaria dhe Greqia, bashkë me Spanjën, Portugalinë dhe Italinë, ka të ngjarë të jenë mes vendeve që do të pësojnë pasojat më të rënda financiare të ngrohjes globale, thanë në një raport të mërkurën (25 nëntor) ekspertët nga Qendra e Përbashkët e Komisionit Europian (KE). Po nëse nuk merren masa, ngrohja globale mund të rezultojë në humbje financiare nga 20 miliardë deri në 65 miliardë euro, paralajmëruan specialistët. Dokumenti i tyre u hartua mbështetur në kërkimet që përfshijnë disa skenarë të rritjes së temperaturës dhe niveleve të detit . Ata thanë se humbjet më të mëdha ekonomike do të pësohen nga vendet në Europën qendrore dhe lindore. (AFP, BTA - 25/11/09)