Mobile | RSS | News Feeds | Facebook | Flickr | Twitter |

Bildt dhe Rehn thonë se zgjerimi duhet të vazhdojë

26/11/2009

STRASBURG, Francë -- Ministri i Jashtëm suedez Karl Bildt dhe Komisioneri i BE për Zgjerimin Olli Rehn i kërkuan BE të mërkurën (25 nëntor) që të mbajë hapur derën e anëtarësimit për vendet në Ballkanin Perëndimor, si dhe për Turqinë dhe Islandën. Bildt, vendi i të cilit mban tani presidencën me rotacion të BE, konfirmoi se vizat për shtetasit maqedonas, serbë dhe malazezë do të shfuqizohen dhe tha se ai pret që Bosnjë dhe Herzegovina (BiH) dhe Shqipëria do të barazohen shpejt me të parat. Zgjerimi është provuar të jetë më e suksesshmja nga të gjitha politikat e BE, i tha ai Parlamentit Europian, ndërsa paraqiti startegjinë e zgjerimit të Komisionit Europian.

Rehn tha se Kroacia po lëviz drejt qëllimit të saj të anëtarësimit, por i kërkoi Zagrebit që të përshpejtojë reformat, veçëanërisht në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ai shtoi se përparimi i Maqedonisë është bindës, por se BiH ndeshet me probleme seriozë. Rehn u kërkoi krerëve boshnjakë që të bien dakord mbi reformat e duhura për t'a sjellë vendin më pranë BE. Turqia, tha ai, ka bërë përparim, por ka një rrugë të gjatë për të ecur përpara se të bashkohet me bllokun. (B92, Beta, Tanjug, RTS, Fena - 25/11/09)

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes