Mobile | RSS | News Feeds | Facebook | Flickr | Twitter |

Qiproja paralajmëron se mund të bllokojë kërkesën e Turqisë për në BE

26/11/2009

NIKOZIA, Qipro -- Presidenti Demetris Kristofias u ka dërguar një letër të gjithë vendeve anëtarë të BE ku paralajmëron se Qiproja do të detyrohet të bllokojë kërkesën e Turqisë për t'u bashkuar me bllokun nëse Ankaraja nuk përmbush të gjitha angazhimet e saj ndaj Nikozisë, njoftoi qeveria të mërkurën (25 nëntor), duke konfirmuar njoftimet e mëparshëm të medias. Në veçanti, Nikozia dëshiron që Turqia të njohë të gjithë dhjetë vendet që u bënë anëtarë më 2004, duke përfshirë Qipron. Kristofias e dërgoi letrën e tij përpara një takimi të nivelit të lartë të Këshillit të Europës muajin e ardhshëm, që pritet të vlerësojë përparimin e Turqisë në përmbushjen e detyrimeve të saj. Njoftimet e mëparshëm të medias sugjeruan se Kristofias i kërkoi Turqisë në letrën e tij që të kontribuojë në gjetjen e një zgjidhjeje për çështjen e mbetur gjatë të Qipros.

Duke ju përgjigjur letrës të mërkurën, Presidenti turk Abdullah Gul tha se qëndrimi i Ankarasë është krejt i qartë: "të gjitha kufizimet duhte të hiqen njëherazi." "Turqia do të heqë të gjitha kufizimet që ka vënë tani ndaj qipriotëve grekë vetëm pasi të hiqen kufizimet e vëna ndaj qipriotëve turq." (Financial Mirror - 26/11/09; 1News, CNA, Xinhua - 25/11/09)

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes